Lidhje

Naim Tërnava sërish në krye të BIK-ut


Kryetari i deritashëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, u rizgjodh sot në këtë post në përfundim të një procesi të diskutueshëm të zgjedhjeve në këtë bashkësi.

Bashkësia Islame e Kosovës, do të drejtohet edhe për pesë vjet të tjera nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Me shumcië votash, Kuvendi i kësaj bashkësie vednosi sot t’i jap mandatin e tretë me radhë zotit Tërnava me cka u përmbyll një proces shumë i debatueshëm i zgjedhjeve në këtë Bashkësi.

Kundërshtarët thanë se zoti Tërnava përgatiti terrenin për rizgjedhjen e tij duke ndryshuar kohë më parë Kushtetutën e Bashkësisë Islame.

Pak pas rizgjedhjes, myftiu Tërnava tha se gjatë mandatit të ri të tij do të vazhdojë të ngulë këmbë për futjen e edukatës fetare në shkollat publike dhe për të krijuar mundësi që vajzat që mësojnë në shkollat publike të kenë mundësi të bartin shamitë, gjë që është e ndaluiar me një urdhëresë adminsitrative të autoriteteve të arsimit në Kosovë.

Procesi i zgjedhjeve, i zakonshëm çdo pesë vjet, kësaj radhe nxiti përplasje të brendshme dhe debate që janë cilësuar si përplasje ndërmjet vijave radikale dhe të moderuara.

Ish kryetari i Kuvebdit të Bashkësisë Islame, Xhabir Hamiti, i cili u shkarkua në muajin gusht në një proces që ai e cilësoi të paligjshëm, thotë se në Bashkësinë Islame ka një tendencë të monopolizimit të çdo gjëje brenda saj nga një grup i caktuar.

Zoti Tërnava dhe rivalët e tij thanë se ka tendenca sic pohuan ata, të pasuksesshme për ndarje të tilla brenda Bashkësisë Islame, ndërsa vëzhguesit thonë se kjo bashkësi duhet të fillojë një dialog të brendshëm për tejkalimin e kundërthënieve.

Vet myftiu Tërnava në një intervistë të mëhershme me Zërin e Amerikës tha se “Është e vërtetë që ka tentativa të indoktrinimit të një pjese të rinisë ndryshe, ka tentativa të grupacioneve të ndryshme të cilat hyjnë në Kosovë dhe të cilët nuk ja dëshirojnë të mirën Kosovës, mirëpo, përmes parave, dëshirojnë që disa t’i bëjnë për vete dhe t’i qasen islamit ndryshe. Islami ka fundamenet e tij, ka Kuranin, ka Hadithin, thënien e Muhamedit a.s. dhe bazuar në këto, ne as që kemi lejuar e as që do të lejojmë. Brenda mundësive tona reale që ne i kemi që të ketë ekstremizëm, radikalizëm, terrorizëm në Kosovë”.

Vëzhguesit po u bëjnë thirrje bashkësive fetare e posaçërisht Bashkësisë Islame e cila është me madhja në vend, që të marrë rolin e saj në nxitjen e mëtejme të tolerancës, që edhe më tej cilësohet si një nga vlerat më të çmueshme të Kosovës.
XS
SM
MD
LG