Lidhje

Kosovë: Dy të akuzuar për terrorizëm


Prokuroria e Posaçme e Kosovës ka ngritur aktakuzë për terrorizëm kundër dy shtetasve të Kosovës, nën dyshimet për përfshirje në luftën e Sirisë.

Sipas prokurorisë, të pandehurit me qëllim që të marrin pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist “Al Nusra” që luftonte për krijimin e shtetit Islamik në Siri dhe Irak, në nëntor të vitit 2013, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, kanë udhëtuar për në Stamboll, e prej aty në qytetin Hatay në kufi me Sirinë, e më pas kanë kaluar në Siri ku janë vendosur në qytetin Azaz.

Të pandehurit pas kryerjes së përgatitjeve disaditëshe janë pajisur më armë duke u angazhuar në veprimtaritë e grupit terrorist “Al Nusra”, deri kur janë kthyer në Kosovë në shkurt të vitit 2014, thuhet në një njoftim të prokurorisë.

Kosova është përballur që në vitin 2012 me rastet e para të shkuarjes së qytetarëve të saj në Siri. Që atëherë rreth 300 qytetarë të Kosovës i janë bashkuar konfliktit atje ndërsa aktualisht sipas vlerësimeve të organeve të sigurisë numri sillet në rreth 60 sish. Mbi 50 veta besohet se janë vrarë.

Që nga viti 2013, autoritetet në Kosovë kanë hetuar mbi 180 persona të përfshirë në vepra që lidhen me terrorizmin. Rreth 90 persona janë arrestuar dhe janë ngritur mbi 40 aktakuza.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG