Lidhje

Kosovë: Dy të akuzuar për vepra penale që lidhen me terrorizmin


Prokuroria e posaçme e Kosovës, ngriti kundër dy personave nën dyshimet për veprën penale "bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës".

Njëri prej tyre akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se për të "të akuzuarit, N.K. dhe N.B. ekziston dyshimi i bazuar se duke vepruar në bashkëkryerje, kanë menaxhuar me një radio dhe portal në territorin e Kosovës, në periudhën kohore gjatë viteve 2014 - 2015, duke vazhduar deri në fund të muajit korrik të vitit 2016, përmes së cilës emetonin propagandimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të organizatave terroriste, si “Al-Qaida” dhe “ISIS”, më qëllim që të nxisin te rinjtë kosovar për të ju bashkuar organizatave terroriste të lartcekura, duke mos u kufizuar në postimin e shkrimeve dhe fotografive edhe në rrjetin social “Facebook” me të njëjtin emër, të siguruara nga rrjete sociale nga web faqe të ndryshme të internetit, të cilat këta të pandehur i përdornin si mjete për propagandimin mbi zhvillimet e fundit të luftës së këtyre organizatave, në Siri dhe Irak".

Sipas autoriteteve aktualisht rreth 70 qytetarë nga Kosova ndodhen në Siri dhe Irak ndërsa që nga viti 2013 policia e Kosovës ka hapur hetime për mbi 200 persona. Janë arrestuar 119 syresh dhe deri tash janë dënuar 35 persona.

Autoritetet në bashkëpunim me bashkësitë fetare, agjencitë e sigurisë e organizatat e shoqërisë civile, kanë hartuar një strategji kombëtare për “Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit”, në përpjekje për të gjetur rrugët për përballje më këtë dukuri.

Vitin e kaluar parlamenti miratoi ligjin që ndalon bashkimin në luftëra të huaja dhe parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie.

Në vitin 2012 janë paraqitur rastet e para të shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në Siri. Rreth 300 qytetarë të saj besohet se kane marre pjesë ne konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa rreth 120 syresh janë kthyer prej andej.

XS
SM
MD
LG