Lidhje

Ish kryeministri britanik Tony Blair – në Kosovë


Tony Blair dhe Ramë Buja

Tony Blair dhe Ramë Buja

Zoti Blair vlerësohet në Kosovë si një nga personalitetet kryesore që nxitën fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave serbe


Ish kryeministri britanik, Tony Blair, po qëndron në Kosovë, në kuadër të një misioni për të mbështetur Universitetet e Kosovës, në nxitjen e tolerancës dhe debatit kritik për rolin e besimeve në shoqëritë demokratike.

Në këtë kuadër ai nënshkroi memorandume të mirëkuptimit me Universitetin e Prishtinës, Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë.

Ish kryeministri Blair drejton “Faith Foundation”, nëpërmjet të cilit synon të nxisë respekt dhe mirëkuptim mbi besimet kryesore botërore dhe për të shpjeguar se si besimi është një forcë e madhe për të mirën, në botën bashkëkohore.

Ai është shprehur i kënaqur për mundësinë që “t’i përfshijë universitetet e Kosovës në rrjetin global në universiteteve më të mira, ku ligjërohet programi i tij ‘Globalizimi dhe besimet’.

Ish kryeministri britanik, në Kosovë vlerësohet si një nga personalitetet kryesore që nxitën fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, e cila i dha fund luftës gati dyvjeçare.

Ai tha sot në Prishtinë se Kosova ka shënuar përparim të konsiderueshëm gjatë këtyre viteve të pasluftës.

Përfaqësues të qeverisë së Kosovës thanë sot se zoti Blair është simbol i besimit, optimizmit dhe shpresës për qytetarët e Kosovës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG