Lidhje

Parlamenti i Kosovës miraton ligjin për Trepçën


Parlamenti i Kosovës, me 79 vota për dhe 14 vota të paanshme miratoi ligjin për kombinatin metalurgjik Trepça, me të cilin qeveria vë nën kontroll këtë kompleks me gjithë kundërshtimin e Beogradit dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës.

Reagimet serbe për miratimin e ligjit për Trepçen
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00

Parlamenti e miratoi ligjin me procedurë të përshpejtuar, ndërsa diskutimet zgjatën deri në orën 1 e 30 pas mesnatës.

Ligji që përcakton qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, është përcjellë me kritika nga opozita e cila kërkoi më shumë mbikëqyrje mbi Trepçën nga ana e parlamentit.

Përcaktimi i fatit të këtij gjiganti industrial me trashëgimi të rëndë edhe politike, që nga përfundimi i luftës ishte temë debatesh për shkak të pretendimeve të Beogradit për pronësi mbi të.

Punëtorët serbë të këtij kombinati bllokuan sërish të premten rrugën që shpie nga Prishtina në komunën veriore të Leposaviçit për të kundërshtuar projektligjin, ndërsa kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës në një mbledhje të përbashkët, thanë se çdo vendim i qeverisë së Kosovës për Trepçën pa marrëveshje, do të konsiderohet i pavlefshëm dhe i pa zbatueshëm.

Ata kërkuan që çështja e Trepçës të vihet në tryezën e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Trepça vazhdon të administrohet nga Agjencia e Privatizimit, ndërsa Gjykata e lartë e Kosovës ka përcaktuar fillimin e muajit nëntor si afat për këtë agjenci që të dorëzojë planin e organizimit të Trepçës. Nëse ky afat nuk përmbushet, kompleksi mund të shkojë në falimentim.

Dikur Trepça ishte gjigant ekonomik i Kosovës dhe një prej ndërmarrjeve më të mëdha të ish-Jugosllavisë në vitet e tetëdhjeta, ku punonin mbi 20 mijë punëtorë.

XS
SM
MD
LG