Lidhje

Ligji për Trepçën - në Gjykatën Kushtetuese


Deputetët e Listës Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, dorëzuan sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit të miratuar nga ana e Parlamentit të Kosovës për kombinatin metalurgjik Trepça.

Miratimi i ligjit ka ngjallur reagime dhe mospajtime të mëdha ndërmjet institucioneve të Kosovës në njërën anë dhe qeverisë serbe dhe përfaqësuesve politik serb në Kosovë. Këta të fundit kanë kërkuar që ky ligj të kthehet mbrapshtë dhe të diskutohet me palën serbe.

Ligji për Trepçën në Gjykatën Kushtetuese
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Shefi i grupit parlamentar të Listës serbe, Slavko Simiç tha pas dorëzimit të kërkesës se me miratimin e këtij ligji janë shkelur shumë procedura të cilat sipas tij ishin dashur të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

"Me miratimin e ligjit për Trepçën së pari nuk janë respektuar interesat jetike të popullit serb, sepse është dashur të shqyrtohet në përputhje me nenin 81 të Kushtetutës së Kosovës. Po ashtu Ligji për Trepçën nuk është shqyrtuar edhe nga Komisioni për komunitete, ku edhe është shkelur një nen i kushtetutës, dhe nuk i është dhënë mundësia që legjislacioni të shqyrtohet nga Këshilli konsultativ për komunitete dhe me këtë është shkelur kushtetuta e Kosovës", tha zoti Simiç duke nënvizuar se me këtë janë shkelur të drejtat e popullit serb që jeton në Kosovë.

"Ne presim që Gjykata Kushtetuese të jetë jashtëzakonisht profesionale dhe e paanshme kur është fjala për kërkesën tonë, që të konsiderojë dhe të shqyrtojë të gjitha faktet që kanë të bëjnë me shkeljen e kushtetutës me ligjin kundërkushtetues dhe i njëjti të shfuqizohet”, tha ai duke nënvizuar se do të fillojnë këshillimet me qeverinë e Serbisë, përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe bashkësinë ndërkombëtare për hapat e ardhshëm të kësaj liste, e cila ka ngrirë të gjitha pozitat e saj në institucionet e Kosovës, për shkak të miratimit të ligjit për Trepçën.

Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje përfaqësuesve të Listës serbe që të mos i bojkotojnë institucionet e vendit, pasi që kjo do të shkojë në dëm të tyre dhe qytetarëve serb në Kosovë. Ata thanë po ashtu se pronat e Kosovës i takojnë asaj dhe qytetarëve të saj, ndërsa Beogradi nuk ka çfarë të kërkojë në Trepçë e as në asnjë prej ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës.

Por, Beogradi ka kërkuar që çështja e pronave të shtrohet në bisedimet e Brukselit ku gjatë muajit të kaluar bllokoi edhe marrëveshjen për telekomin e Kosovës duke ngulur këmbë në pronësinë mbi pasuritë e telekomit në Kosovë,

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, bisedimet i siguruan Kosovës, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, ndërsa Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian.

XS
SM
MD
LG