Lidhje

Eliot Engel në Kosovë


Për disa ditë me radhë ligjvënësi amerikan Eliot Engel do të qëndorjë për një vizitë në Kosovë

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë nga e marta deri të dielën më 5 korrik.

Zoti Engel, anëtar i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, demokrat nga Nju Jorku, gjatë kësaj vizite do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të Kosovës.

Zoti Engel, njihet si mbështetës i fuqishëm i cështjes shqiptare në Ballkan e posacërisht i cështjes së Kosovës. Përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave joqeveritare thonë se zoti Engël, është një mik i vërtet e shqiptarëve në kongresin Amerikan për më shumë se 25 vjet dhe gjatë kësaj kohe luajti një rol me rëndësi në të gjitha proceset që çuan në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG