Lidhje

Kosova solidarizohet me Shtetet e Bashkuara


Drejtues të lartë politikë e fetarë ngushëlluan Shtetet e Bashkuara për sulmin në Bengazi të Libisë

Udhëheqës politikë e fetarë në Kosovë, ngushëlluan Shtetet e Bashkuara për sulmin në Bengazi të Libisë, ku humbën jetën ambasadori Christopher Stevens dhe tre zyrtarë tjerë amerikanë.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në telegramet e ngushëllimit drejtuar Presidentit amerikan Barack Obama, theksojnë se “asgjë nuk mund të justifikojë një veprim të tillë. Këto akte të sulmeve kriminale ndaj ambasadave dhe personelit janë të patolerueshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe cenojnë rëndë paqen dhe bashkëpunimin midis popujve dhe kombeve të botës së civilizuar. Është e dhimbshme sidomos për faktin që një tragjedi e tillë po ndodh në një vend që sapo ka kaluar një periudhë të vështirë nën një regjim totalitar”.

Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, nëpërmjet një telegrami drejtuar ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, krahas ngushëllimeve shpreh edhe “solidaritetin e plotë me familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin amerikan.

Sulmet e tilla janë akte terroriste që kanë për qëllim ndaljen e proceseve demokratike dhe instalimin e regjimeve ideologjike e kriminale.

Sulmi mbi misionin amerikan është sulm mbi vlerat demokratike, universale dhe qytetëruese
”, thuhet mes tjerash në telegramin e zotit Tërnava.
XS
SM
MD
LG