Lidhje

SHBA ndan mbi 60 milionë dollarë për Kosovën


Ambasadorja amerikanë në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, drejtoresha e misionit të Agjencisë amerikane për Zhvillim ndërkombëtarë, Maureen Shauket dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nënshkruan sot një marrëveshje dypalëshe për mbështetje ndërmjet dy qeverive.

Me këtë marrëveshje, qeveria amerikane ofron një fond prej mbi 62 milion dollarësh për vitin 2012, për të mbështetur një spektër të gjerë të veprimtarive të mbështetjes së USAID-it për përmirësimin e demokracisë, qeverisjes dhe zhvillimit ekonomik të Kosovë.

Fondet do të përdoren po ashtu edhe për të zgjeruar mbështetjen në fushën e arsimit dhe bujqësisë.

Presidentja Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka vlerësuar marrëveshjen si “një ndihmë konkrete dhe të vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën, e cila është e rëndësisë së veçantë dhe luan një rol të fuqishëm në avancimin e të gjitha proceseve demokratike në Kosovë”.

Ndërsa, ambasadorja Jacobson, ka deklaruar me këtë rast se “ky investim, me vlerë prej shumë miliona dollarësh, e pasqyron përkushtimin e sinqertë të Shteteve të Bashkuara për të mbetur mik dhe partner i Kosovës, në rrugëtimin e saj drejt së ardhmes evropiane”.
XS
SM
MD
LG