Lidhje

Kosova dhe Iowa – thellojnë partneritetin


Tracey Jacobson dhe Timothy Orr
Tracey Jacobson dhe Timothy Orr

Në mars të vitit 2011, ishte vendosur programi i partneritetit shtetëror ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së

Në Kosovë, autoritetet vendase dhe amerikane vlerësuan lartë programin e partneritetit shtetëror ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ky partneritet ishte vendosur në pranverën e vitit të kaluar për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet shtetit të Iowas dhe Kosovës.

Një delegacion i drejtuar nga komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit amerikan Tomothy Orr, po qëndron në Kosovë.

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga e vlerësoi ndihmesën e madhe të Gardës në aftësimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa vlerësoi lartë gatishmërinë e kësaj force për të marrë pjesë në misionet ndërkombëtare.

Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Ceku, tha se “vendosja e partneritetit shtetëror më Gardën Kombëtare të Iowas, ishte një ndër arritjet më të mëdha të kësaj force”. Ai tha se bashkëpunimi është shumë i frytshëm dhe shumë dinamik.

Gjenerali Orr, shprehu përkushtimin e vendit të tij që ta ndihmojë Kosovën edhe në fushën e bujqësisë, energjisë alternative por edhe në fusha të tjera.

Që nga muaji mars, zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga kanë qëndruar në shtetin e Iowas për të thelluar bashkëpunimin, si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.
XS
SM
MD
LG