Lidhje

Qindra raste të dhunës ndaj gruas në Kosovë

  • Leonat Shehu

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2013, janë regjistruar mbi 440 raste të dhunës në familje ku viktima janë gratë

Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë thonë se dhuna ndaj gruas është një dukuri e cila rëndon jetën në Kosovë dhe kërcënon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere



Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas, ato bëjnë thirrje në vazhdimin e përpjekjeve për vetëdijesimin e qytetarëve për luftimin e kësaj dukurie.

Arjeta Rexhaj nga Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore, thotë se duhet bërë më shumë në vetëdijesimin e grave që përjetojnë dhunë për shfrytëzimin e mekanizmave mbrojtëse që janë në Kosovë.

Derisa ende na mbetet punë e madhe që të vetëdijesojmë shoqërinë që secila femër e dhunuar, secila femër përjeton dhunën në familje në çfarëdo forme. Pjesa më e dhimbshme është përjetimi i dhunës psikologjike se sa i dhunës fizike, ne kemi një detyrë para vetes që sa të kemi mundësi që të shtojmë vetëdijesimin e grave në Kosovë, sepse ekzistojnë mekanizma të cilët merrem me këtë çështje”, tha zonja Rexhaj.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrie Kamberi, thotë se që nga viti 2002 policia e Kosovës ka themeluar dhe zhvilluar njësi të specializuara për trajtimin e dhunës në familje.

Janë këto njësite që kanë kryer trajnime të ndryshme që t'i qasen kësaj problematike të dhunë në familje, duke marr parasysh që vërtet është shqetësuese rastet e raportuara të dhunës në familje. Prandaj është dashur të ketë trajnime moderne në mënyrë që zyrtarët policor të jenë të trajnuar për mënyrën e qasjes ndaj kësaj dukurie”, tha zëdhënësja Kamberi.

Shifrat e policisë, ndërkaq vazhdojnë të jenë shqetësuese për rastet e raportuara të dhunës në familje.

Për gjashtëmujorin e vitit 2013 janë raportuar 448 raste të dhunës në familje, ndërsa në vitin 2012 numri i rasteve të dhunës në familje ka qenë 1021 dhe në vitin 2011 ka qenë 1046 raste të raportuara të dhunës në familje”.


Zonja Rexhaj numëron disa nga shkaqet e dhunës ndaj gruas.

Nga shumë analiza që janë bërë në Kosovë, elementi i parë ka dalë kushtet socio-ekonomike. Çdo herë del që numri më i madh i viktimave të dhunës janë gratë të pashkolluara, gratë pa vende të punës dhe që nuk kanë një buxhet të vetin të cilat do të kishin mundësi që ta eliminonin dhunën dhe pastaj pasojat ekonomike po kalojnë edhe në pasoja psikologjike. Gruaja me zhvillim më të ultë arsimor është viktimë më e madhe e dhunës”, tha zonja Rexhaj.

Sipas veprimtarëve humanitarë dhe autoriteteve të policisë, forma më e shpeshtë e dhunës ndaj gruas është dhuna në familje. Kjo çështje është numëruar si një nga problemet kryesore të fushës së të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë edhe nga organizatat ndërkombëtare. Kosova vlerësohet se ka një kuadër ligjor mjaft të avancuar, por problemet janë të mëdha në zbatimin e saj.
XS
SM
MD
LG