Lidhje

Fajon: Kosova ende pa liberalizim vizash


Eurodeputetja, Tanja Fajon, tha se në mars një komision i BE-së do të bëjë vlerësimin e përparimit të Kosovës në këtë proces, fundin e të cilit nuk e di askush

Deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon tha në Prishtinë se Kosova ka mbetur vrima e fundit e zezë në rajon sa i përket lirisë së lëvizjes së qytetarëve të saj në vendet e Bashkimit Evropian, por tejkalimi i kësaj gjendjeje kërkon më shumë punë në zbatimin e kritereve për përfshirjen e Kosovës në regjimin e udhëtimit pa viza.

Ajo i bëri këto komente gjatë një vizite në Kosovë, në prag të përfundimit të mandatit të Parlamentit Evropian. Ajo tha se ka nxitur të gjithë ata që janë të përfshirë në procesin e liberalizimit të bëjnë gjithë çfarë është e mundur për rezultate të mira jo vetëm për reformat dhe kriteret në letër, por edhe zbatimin e tyre.
Eurodeputetja Tanja Fajon në Prishtinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00

Jemi në një periudhë thelbësore sepse në muajin mars, komisioni vëzhgues dhe ekspertët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të qëndrojnë në Kosovë për të vlerësuar situatën dhe shumëçka do të varet nga raporti i tyre. Në mars do të shihet se cili është përparimi në dialogun mbi vizat, çfarë ka arritur Kosova dhe çfarë është e domosdoshme të bëhet”, tha zonja Fajon.

Kosova është vendi i vetëm në Evropën Juglindore, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Ajo mori udhërrëfyesin për këtë çështje në qershor të vitit 2012, por ende askush nuk e di edhe sa kohë duhet pritur për këtë proces.

Personalisht do doja ta shihja sa më parë që është e mundur sepse kjo është vrima e zezë e fundit në hartën e Ballkanit perëndimorë”, tha zonja Fajon duke bërë thirrje për përqendrim në përmbushjen e kushteve të domosdoshme dhe duke vënë theksin në sigurimin që liberalizimi i vizave nuk do të keqpërdoret.

Po e them këtë për të tërhequr vëmendjen se ka ende një numër të lartë të strehimkërkuesve nga Kosova. Është e domosdoshme të luftohet kundër kësaj dukurie dhe të përmbushen kërkesat e Brukselit. Ky është një proces dhe Kosova ende nuk i ka përmbushur detyrat”, tha zonja Fajon.

Edhe autoritetet në Kosovë kanë përsëritur qëndrimin se emigrimi i paligjshëm është një prej armiqve kryesor të procesit të liberalizimit të vizave. Ndërsa organizata e shoqërisë civile thonë se autoritetet duhet të përqendrohen në luftimin e shkaktarëve që nxisin emigrimin e tillë. Ata thonë se përveç papunësisë, ndër shkaktarët që nxisin këtë dukuri janë edhe korrupsioni, krimi i organizuar dhe mosfunksionimi i shteti ligjor, fusha këto që janë pjesë e vlerësimeve lidhur me liberalizimin e vizave.
XS
SM
MD
LG