Lidhje

Një i akuzuar e dy të arrestuar për krime lufte


Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë njofton se është ngritur një akuzë dhe janë arrestuar dy persona nën dyshimet për krime lufte

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit, bëri të ditur se është ngritur një aktakuzë ndaj një personi, për veprën penale, krime të luftës kundër popullatës civile.

Personi i pandehur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, akuzohet për pjesëmarrje në një grup për të cilin pretendohet se ka dhunuar integritetin trupor dhe shëndetin e përafërsisht 40 meshkujve civilë shqiptarë në Fushë Kosovë, në vitin 1999.

Po sot, ky mision bëri të ditur se policia e EULEX-it ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile, në lidhje me dhunimin dhe keqtrajtimin e dy femrave shqiptare gjatë konfliktit në Kosovë.

As në këtë rast nuk është bërë ditur identiteti i të arrestuarve.
XS
SM
MD
LG