Lidhje

Tre te arrestuar nën dyshimet për krime lufte


Policia e EULEX-it arrestoi sot tre ish pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën dyshimet për krime lufte

Zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, thanë se kanë arrestuar tre persona nën dyshimet për përfshirje në krime lufte.

Arrestimet janë kryer në rajonin e Skenderajt në Kosovën qendrore gjatë një operacioni që është kryer në orët e hershme të mëngjesit.

Por, ata nuk dhanë asnjë hollësi rreth identiteti të të arrestuarve dhe as për dyshimet në bazë të të cilave kanë ndodhur arrestimet.

Mediet vendase thanë se te arrestuarit janë Rrustem, Hetem dhe Sabit Geci, ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dy prej tyre janë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërkohë, ndaj këtyre arrestimeve reagoi Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar siç thuhet lirimin e menjëhershëm të tyre.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG