Lidhje

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte


Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, njoftoi sot për arrestimin e pesë personave, nën dyshimet për krime lufte.

Pesë të arrestuar nga EULEX
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00


Në një njoftim të këtij misioni thuhet se “pesë individët janë duke u hetuar për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Likoc të komunës së Skenderajt. Një i dyshuar gjithashtu po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte”.

Në njoftim thuhet se arrestimet janë urdhëruar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ndërsa rasti po hetohet nga një prokuror i posaçëm i EULEX-it nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës, por nuk është bërë i ditur identiteti i tyre.

Burimet lokale thanë se në mesin e të arrestuarve janë disa nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Drenicës, përfshirë edhe kryetarin aktual të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
XS
SM
MD
LG