Lidhje

Arrestohet një serb nën dyshimet për krime lufte


Policia e Kosovës bëri të ditur se arrestimi është bërë më urdhër të një prokurori të EULEX-it

Policia e Kosovës tha se pasditen e së premtes ka arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb nën dyshimet për përfshirje në krime lufte.

Arrestimi është kryer në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinje, tha një zëdhënës i policisë, por pa dhënë hollësi të tjera dhe as identitetin e të arrestuarit.

Burimet lokale thanë se i arrestuari është Ivan Radivojeviç, ndërsa ende nuk dihet se cila ishte natyra e krimeve për të cilat dyshohet ai.

Policia tha se arrestimi është kryer me urdhër të një prokurori ndërkombëtar të EULEX-it nga Prokuroria e Posaçme Kosovës.
XS
SM
MD
LG