Lidhje

Visar Ymeri shoqërohet në gjykatë


Policia e Kosovës tha se ka shoqëruar ta martën për në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në kuadër të një procesi gjyqësor lidhur më një incident të vitit 2012.

Zoti Ymeri bashkë me dy deputetë të tjerë të lëvizjes Vetëvendosje janë në një proces gjyqësor më një deputet të Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me një incident të qershorit të vitit 2012, kur ishin përleshur në oborrin e parlamentit.

Zoti Ymeri është shoqëruar në gjykatë, meqë nuk i është përgjigjur ftesës së saj për të marrë pjesë në seancën gjyqësore.

Lëvizja Vetëvendosje akuzoi pushtetin për siç thuhet, shtypje të kundërshtarëve politikë. Në një komunikatë të kësaj partie thuhet se "si rezultat i dështimit të saj në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës, përmes drejtësisë që e ka kapur, ka riaktualizuar raste të para shumë viteve, vetëm sa për të shtypur kundërshtarët politikë. Në mungesë të çdo legjitmiteti, pushteti po synon të qeveris duke montuar raste dhe duke burgosur opozitën”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG