Lidhje

Kosovrasti reagon ndaj vendimit të këshilltarëve të majtë


Në Shqipëri, kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Njazi Kosovrasti, reagoi sot ndaj vendimit të marrë dje nga këshilltarët e majtë për shkarkimin e tij duke e konsideruar atë të pavlefshëm.


Keshilltarët e majtë, të cilët përbëjnë tanimë shumicën e këshillit, pas bashkimit të socialistëve me anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kishin thirrur mbledhje jashtë radhe, por gjetën dje të mbyllur sallën e Këshillit Bashkiak. Ata zhvilluan një proces votimi në paradhomën e sallës së mbledhjeve të Këshillit për shkarkimin e zotit Kosovrasti dhe zëvendësimin e tij me socialistin Aldrin Dalipi.


Të majtët thane se u detyruan të merrnin vendimin në kushte të tilla pasi sipas tyre kërkesat zyrtare, drejtuar edhe zotit Kosovrasti, kishin mbetur pa përgjigje. Ky I fundit nuk preferoi të shpjegonte sot se përse nuk kishte thirrur mbledhjen e këshillit pas kërkesës së këshilltarëve të majtë, duke deklaruar se për këtë, do të fliste në një kohë tjetër.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG