Lidhje

Polemika rreth KQZ dhe afatit te regjistrimit te partive


Kërkesa e partive të koalicionit qeveritar drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shtyrë afatin e regjistrimit të partive dhe koalicioneve në zgjedhje nxiti polemika të reja në skenën politike.

KQZ e ka futur në rend të ditës për nesër këtë kërkesë.

Analistët Kristaq Kume dhe Gerta Meta mendojnë se KQZ ka detyra të parashikuara me ligj, ndërsa japin mendime të ndryshme për mirëkuptimin e nevojshëm mes partive për ecurinë e procesit zgjedhor të 18 qershorit.

Partitë e koalicionit qeveritar në Tiranë i kërkuan KQZ që të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore për garën e 18 qershorit.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dhe ai i grupit të LSI Luan Rama ia dërguan këtë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar polemika të reja mbi cilësinë e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit kur njëra aleancë nuk po regjistrohet në zgjedhje, ndërsa pala tjetër po kërkon të shtyjë afatet e regjistrimeve, të cilat sipas kodit zgjedhor skadojnë sot.

Ndërsa drejtuesi i Institutit për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore, Kristaq Kume, thotë se afatet dhe etapat e proceseve zgjedhore janë përcaktuar në Kodin Zgjedhor dhe KQZ ka për detyrë t'i zbatojë ato e jo t'i ndryshojë.

Por sipas tij, partitë mund të ndryshojnë ligjin përmes ndryshimeve në parlament.

KQZ nuk e mori sot në konsideratë kërkesën e dy partive të koalicionit qeveritar, ndërsa partitë kryesore të skenës politike reaguan në mënyra të ndryshme ndaj saj.

Vëzhguesit vendorë janë të shqetësuar për shkeljen dhe skadimin e afateve ligjore njërës pas tjetrit dhe për mosbesimin e madh që ekziston mes palëve.

Koalicioni opozitar i dërgoi po ashtu një letër KQZ-së, ku theksohet se afatet për regjistrimin e partive dhe koalicioneve nuk mund të shtyhen.

Në letrën e opozitarëve thuhet se çdo qëndrim apo vendimmarje e KQZ ndaj kërkesës së partive të koalicionit qeveritar do ta bënte KQZ thellësisht politike dhe një mashë elektorale për qeverinë.

Ndërsa kryeministri Rama shkroi po sot në rrjetet sociale se zgjedhjet nuk do të shtyhen dhe se ato do të mbahen më 18 qershor, datën e dekretuar nga presidenti i Republikës.


Facebook Forum

XS
SM
MD
LG