Lidhje

KQZ gjen edhe 33 vota të vlefshme në kutitë e njësisë bashkiake Nr. 2 të Tiranës


KQZ gjen edhe 33 vota të vlefshme në kutitë e njësisë bashkiake Nr. 2 të Tiranës

KQZ gjen edhe 33 vota të vlefshme në kutitë e njësisë bashkiake Nr. 2 të Tiranës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numëroi sot 201 kuti të tjera nga njësia bashkiake numër dy për zgjedhjet vendore të kryeqytetit.

Të ndarë në 8 grupe, komisionerët kaluan gjatë paradites kutitë e njësisë 2, ndërsa pritet që në mbrëmje të numërojnë njësinë bashkiake numër 3. Sipas të dhënave të deritanishme, kandidati Edi Rama ka marrë 12 vota të hedhura në kutinë e gabuar, ndërsa kandidati Lulëzim Basha ka marrë 21 të tjera.

Deri tani, kandidati Basha është 92 vota para. KQZ numëroi dje në mbrëmje kutitë e njësisë bashkiake numër një. Numërimi i këtyre kutive u kërkua me vendim nga Kolegji Zgjedhor për t’i trajtuar të gjitha kutitë e votimit në mënyrë të barabartë, pasi KQZ hapi një javë më parë 110 kuti ku dolën mbi 400 vota të rregullta të hedhura në kuti me ngjyra të gabuar.

Partia Socialiste e opozitës e kundërshtoi këtë numërim shtesë, ashtu si kundërshtoi edhe numërimet e mëparshmet, edhe pse Kolegji Zgjedhor i shpalli ligjërisht të sakta veprimet e KQZ për të vlerësuar votat e kontestuara.

Zgjedhjet vendore u mbajtën në 8 maj, por edhe pse ka kaluar një muaj e gjysëm ende nuk ka një fitues zyrtar për bashkinë e Tiranës. Partitë politike dhe KQZ po replikojnë gjatë për ligjshmërinë e procedurave të numërimit, dhe disa herë janë ankuar Kolegjin Zgjedhor.

XS
SM
MD
LG