Lidhje

KQZ: Nesër, rezultati zyrtar për kryetarin e Bashkisë së Tiranës

  • Armand Mero
  • Tiranë

KQZ: Nesër, rezultati zyrtar për kryetarin e Bashkisë së Tiranës

KQZ: Nesër, rezultati zyrtar për kryetarin e Bashkisë së Tiranës

Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se rezultati zyrtar për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe tabelat që e shoqërojnë do të miratohen gjatë ditës së nesërme

Një ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përmbylli procesin e rinumërimit të fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara, në përfundim të të cilit kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, mori edhe 14 vota të tjera më shumë, duke qëndruar në avantazh me 95 vota ndaj rivalit të majtë, kryetarit socialist Edi Rama.

Socialistët janë ankuar gjatë gjithë procesit të rinumërimit duke denoncuar “parregullsi të shumta”, sipas tyre. Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga komisioni qëndror. Megjithatë opozita ka paralajmëruar se do t’i drejtohet sërish Kolegjit pas ankimimit që sipas ligjit duhet të bëjë fillimisht në KQZ.

Sipas socialistëve, edhe pas rinumërimit ka mospërputhje shifrash mes numrit të votuesve dhe fletevë të votimit. Nëse kjo do të vërtetohet atëherë duke ju referuar edhe vendimit të fundit të kolegjit zgjedhor për këtë cështje, ata pritet të kërkojnë pavlefshëmrinë e procesit për të shpresuar në një rivotim në kryeqytet.

XS
SM
MD
LG