Lidhje

Shqipëri, dy kandidaturat për postin e kryetarit të KQZ

  • Armand Mero

Socialistët përjashtuan dy kandidatë, duke lënë në garë zonjën Lefteri Lleshi, anëtare e KLD-së si dhe zonjën Marsida Xhaferrllari, drejtoreshë në Ministrinë e Drejtësisë

Në Shqipëri komisioni i ligjeve vendosi sot zyrtarisht për dy kandidaturat që do t'i propozohen parlamentit për postin e kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Komisioni i ligjeve përzgjodhi dje katër nga 18 kandidatët e ofruar për këtë post.

Sot socialistët, ashtu siç parashikon dhe ligji i ri zgjedhor, përjashtuan dy prej tyre duke lënë në garë zonjën Lefteri Lleshi, anëtare e Këshillit të lartë të Drejtësisë si dhe zonjën Marsida Xhaferrllari, drejtoreshë në Ministrinë e Drejtësisë.

Votimi për kryetarin e ri ishte parashikuar fillimisht për seancën e sotme të parlamentit, por nuk u realizua pasi sipas të djathtëve, socialistët e bënë përzgjedhjen e tyre me vonesë, gjë e cila shkaktoi sërish polemika të reja mes palëve.

Gjashtë anëtarët e tjerë të komisionit të ri qendror të Zgjedhjeve janë propozuar nga partitë politike të dy krahëve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG