Lidhje

KQZ shqyrton ankesat e partive për rezultatet e zgjedhjeve vendore të Tiranës


KQZ shqyrton ankesat e partive për rezultatet e zgjedhjeve vendore të Tiranës

KQZ shqyrton ankesat e partive për rezultatet e zgjedhjeve vendore të Tiranës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi sot shqyrtimin e katër ankesave të partive politike të shumicës dhe të opozitës për kundërshtimin e rezultatit të zgjedhjeve vendore për bashkinë e Tiranës dhe dhe tabelës përmbledhëse. Disa anëtarë të KQZ-së dhe përfaqësues të Partisë Socialiste kërkuan që të pezullohej shqyrtimi i ankesave, për shkak se tashmë këto çështje po gjykohet në Kolegjin Zgjedhor.

Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, tha se nuk ka kuptim që një problem të shqyrtohet njëkohësisht në dy institucione njëkohësisht. Rezultatet e Tiranës po gjykohen edhe nga Kolegji Zgjedhor - tha ajo - ndaj nuk ka ndonjë vlerë që të diskutohen edhe nga KQZ”. Por kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, tha se ankesat e partive PS dhe PD në KQZ janë bërë me vullnet të lirë sipas Kodit Zgjedhor. Ai tha se “propozimi i opozitarëve për të pezulluar shqyrtimin e ankesave është vazhdim i përpjekjeve të tyre për të penguar KQZ që të kryejë detyrat e veta ligjore”.

KQZ vijoi më pas me shqyrtimin e kërkesave nga një anë të PS-së që kundërshton rezultatet e votimit në njësinë bashkiake numër 5 bashkë me tabeën ërfundimtare të të Bashkisë Tiranë. Ndërsa nga ana tjetër PD kërkon rivlerësim të votave të kontestuara në katër njësi bashkiake të kryeqytetit dhe përfshirjen e tyre në tabelën përfundimtare. PD tha se krahas votave të vlefshme në kutitë e gabuara duhet të rivlerësohen dhe një pjesë votash të kontestuara gjatë numërimit për kryetar bashkie.

Ankesat e fundit te partive politike në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor shihen më tepër si manovra të partive politike për t’i futur zgjedhjet vendore te 8 majit në një labirinth interpretimesh ligjore nëpër të cilin pakkush nga qytetarët mund të kuptojë përfundimin. Megjithatë çështje kryesore në shqyrtim mbetet ajo e datës 3 qershor në Kolegjin Zgjedhor ku do të diskutohet mbi vlefshmërinë e vendimeve të KQZ-së në numërimin e votave të hedhura gabimisht me ngjyra të tjera.

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë tashme edhe kërkesa të PD edhe të atyre të PS për çështje më të vogla, por interpretimi dhe vendimi qe pritet të jepet për aktin normativ të KQZ mbetet thelbësore për procesin zgjedhor. PS tha sot se do të ishte dakord që një interpretim për këtë çështje ta bënte Komisioni i Venecias, ndonëse sipas Kodit Zgjedhor, thonë demokratët, kjo çështje mund të bëhet thjesht nga institucionet shqiptare.

XS
SM
MD
LG