Lidhje

KQZ trajnon pjesëtarët e komisioneve zonale në jug të Shqipërisë

  • Raimond Kola

KQZ trajnon pjesëtarët e komisioneve zonale në jug të Shqipërisë

KQZ trajnon pjesëtarët e komisioneve zonale në jug të Shqipërisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po trajnon në jug të Shqipërisë pjesëtarët e Komisioneve Zonale Zgjedhore. Trajnimet po përqëndrohen në elementet e reja që kanë votimet e 8 majit, veçanërisht për sa i përket informacionit për pjesëmarrjen në votime.

Në zgjedhjet e 8 majit, KQZ, do të ketë një informacion kapilar më të qëndrueshëm nga ana e KZAZ-ve në rrethe. Në çdo tri orë, institucioni i administrimit të zgjedhjeve, do të marrë informacion për numrin e votuesve. Për të informuar për rregullat e reja të vendosura, KQZ ka zhvilluar një trajnim me anëtarët e KZAZ-ve të Sarandës.

Komisionerët e KZAZ-ve në rrethin e Sarandës janë trajnuar nga KQZ rreth mënyrave të reja që priten të aplikohen për herë të parë në zgjedhjet e 8 majit. Sipas trajnuesit të KQZ-së, trajnimi i sotëm është i dyti në radhën e kontakteve me anëtarët e KZAZ-ve në rreth. Risia në zgjedhjet e 8 majit, është dërgimi çdo tri orë i numrit të votuesve në qendër, si dhe raportimi i numrit të votuesve femra. Kjo e fundit, vjen si një kërkesë nga OSBE-ODIHR ku ka për qëllim të informohet me interesin që tregojnë femrat karshi zgjedhjeve.

Igli Raca, trajnues i KQZ-së, thotë se për herë të parë në zgjedhjet e 8 majit, personat me aftësi të kufizuar, do të kenë dhomën e tyre të veçantë përbri vendeve që përdoren për zgjedhësit normal. Rrethi i Sarandës, ka 2 KZAZ, njëra prej të cilave përmbledh Bashkinë e Sarandës së bashku me Komunën Lukovë.

XS
SM
MD
LG