Lidhje

KQZ vazhdon numërimin e votave, opozita proteston


KQZ vazhdon numërimin e votave, opozita proteston

KQZ vazhdon numërimin e votave, opozita proteston

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numëroi deri në orën 15.45 votat shtesë që ishin lënë mënjanë pa numëruar për shkak të ngjyrës. Deri tani janë numëruar 71 kuti, ku kandidati Luzim Basha ka marrë 121 vota dhe kandidati Edi Rama 53 vota (+10).

Në hyrjen e KQZ-së opozita zhvilloi një protestë tjetër, ndërsa mesazhet e presidentit Bamir Topi dhe diplomatëve perëndimorë u bëjnë thirrje partive politike që të ndalin presionet ndaj administratës zgjedhore dhe të tregojnë vetëpërmbajtje, duke vepruar vetëm në përputhje me ligjet e vendit.

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi tha sot se “partitë politike duhet të respektojnë institucionet e pavarura, pasi shteti i së drejtës, shteti demokratik forcohet nëpërmjet konsolidimit të institucioneve të pavarura, të cilat zbatojnë në çdo hap vetëm ligjin dhe Kushtetutën”.

Zoti Topi i bëri këto komente gjatë një takimi Kryetarin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, Xhonatan Stounstrit. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit e presidentit, zoti Stounstrit është shprehur se “shprehja e maturisë, ruajtja e qetësisë dhe zbatimi i ligjeve dhe Kodit Zgjedhor në veçanti, mbetet me rëndësi për të sotmen dhe të ardhmen demokratike të Shqipërisë”, duke shtuar se “institucioni i administrimit të zgjedhjeve duhet të ketë në themel të punës së tij vetëm respektimin e ligjit”.

Kryetari i Zyrës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Uollfarth, deklaroi sot se “askush nuk duhet të dalë mbi ligjin; ligji duhet të jetë saktësisht njësoj për të gjithë dhe duhet të zbatohet njësoj për të gjithë. Por kryesore është që institucionet kryesore të shtetit parashikuar në Kushtetutën e vendit të mund të punojnë në mënyrë të pavarur dhe siç duhet, pa presione nga jashtë. Tani e rëndësishme tani është transparenca e vazhdueshme që sigurohet përmes medieve dhe tani po i referohem procesit pas-zgjedhor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Edhe aty, nevojitet të punohet profesionalisht e në mënyrë të pavarur duke u bazuar vetëm në shtetin e së drejtës. E përsëris se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin dhe bëj thirrje për respektim reciprok, duke filluar me respektimin e ligjit, por duke respektuar gjithashtu edhe punën e mirë të policies” - tha ai. Ambasadori Uollfarth i bëri komentet gjatë një takimi me prokuroren e përgjithshme, Ina Rama.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha në një konferencë shtypi se opozita do të refuzojë rezultatet e ndryshuara nga KQZ, qe sipas tij, po shtrembëron vullnetin e shqiptarëve të shprehur në zgjedhjet vendore të 8 majit. PS paditi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkelje të Kodit Zgjedhor.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG