Lidhje

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja


Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë

Në Shqipëri, koalicioni i vëzhguesve vendor i kushtoi sërish vëmendje pasojave të situatës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve i cili vazhdon të funksionojë me tre anëtarë mangut duke vënë në dukje nevojën për miratimin e shumë akteve dhe udhëzimeve që kërkojnë një votë me shumicë të cilësuar. Raporti i tretë i vëzhguesve vendor thotë se shqetësim përbën përdorimi i burimeve të administratës publike në fushatë, për të cilat sipas tyre institucionet e Drejtësisë nuk kanë vepruar.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere



Vëzhguesit vendorë bën publike sot një sërë konstatimesh lidhur me situatën zgjedhore që nga fushata dhe mënyra e zhvillimit të saj, me në qendër dy figurat kryesore politike të kampeve kryesore në garë, deri te administrimi i procesit nga Komisioni qëndror i Zgjedhjeve. Ndërsa vënë re rritjen e toneve dhe kalimin shpesh në sulme personale mes dy udhëheqësve kryesorë, ata shprehën shqetësim vecanërisht për përdorimin e burimeve të administratës publike gjatë fushatës. “Ka patur shumë raste mediatike të tilla. Vëzhguesit tanë në terren kanë indicie për përdorimin e tyre. Ajo që është më shqetësuesja ka të bëjë me faktin se ka patur shumë pak reagim nga zyrtarët të cilët akuzoheshin nga mediat lidhur me përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë, ata pothuajse nuk kanë reaguar me përjashtim të rasteve të pakta. Ndërsa reagimi i institucioneve të Drejtësisë në lidhje me këtë ka qenë thuajse inekzistent”, tha përfaqësuesi i Koalicionit të vëzhguesve vendor Dritan Tahulla.

Por një hapësirë e konsiderueshme në raport i kushtohet pasojave nga mosfunksionimi normal i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Sipas vëzhguesve në situatën aktuale, edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos u përfshirë në raste të gjykimit që lidhen me procesin zgjedhor vë në pikëpyetje mbi të drejtën e ankimimit. Në raportin e vëzhguesve theksohet se KQZ-ja e ka të pamundur një veprimtari normale kur i duhet të marrë vendime që kërkojnë tre të pestat, disa prej të cilave i ka shmangur: “KQZ-ja gjatë gjithë kësaj periudhe është përpjekur të funksionojë normalisht, por ka shmangur vendimmarrjen për akte apo vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar. Në këto kushte, ngërci i funksionimit me katër anëtarë, pavarësisht përpjekjeve të komisionerëve në detyrë që KQZ të funksionojë normalisht, kjo nuk është e mundur. Ka shumë akte, shumë udhëzime, të cilat kërkojnë domosdoshmërisht pjesmarrjen e së paku 5 anëtarëve”, shpjegoi zoti Tahulla.

Vëzhguesit sjellin në vëmendje faktin se për shkak të mungesës të të gjithë anëtarëve, manuali i KQZ për komisionet e qendrave të votimit ka mbetur ai i vitit 2009 duke mos reflektuar ndryshimet në kodin zgjedhor. Vëzhguesit sollën si shembull ratsin e administrimit të kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore. “Udhëzimi i cili parashikon se si duhet të administrohen kutitë e materialeve zgjedhore dhe kutitë e votimit nga grupet e numërimit të votave, thotë që merret në zotërim dhe hapet në fillimi kutia e materialeve të votimit, ndërkohë që me kodin e ri parashikohet që kutia e materialeve të votimit do të hapet vetëm nëse në kutinë e fletëve të votimit mumgon apo nuk rakordojnë shifrat e procesverbalit për mbylljen e qendrës së votimit. Pra udhëzimi thotë që duhet të merret kutia e materialeve zgjdhore, ndërkohë që kodi parashikon se ajo nuk duhet prekur”, saktësoi zoti Tahulla.

Situata në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve përbën shqetësimin kryesor edhe të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar. Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit europian Ettore Sequi, pati sot sërish një takim me kryetaren e KQZ, të cilës, sic tha ai, i kishte shprehur pikëpamjet e Be dhe vendeve anëtare për situatën. Zoti Sequi u shpreh se asnjëherë nuk është vonë për të plotësuar Komisionin Qëndror, pasi sipas tij “kjo është natyrisht një cështje e lidhur ngushtësit me besimin e zgjedhjeve në proces dhe këtu përfshihet roli i udhëheqësve dhe liderëve politik që duhet të sigurojnë dy gjëra Së pari shqiptarët të kenë besim te procesi, të pranojnë rezultatin dhe ta respektojnë rezultatin”. Dhe në këtë pikë ai tha se ndante plotësisht të njëjtin mendim me vlerësimet e shprehura dje nga zvëndësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, në intervistën e dhënë për zërin e Amerikës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG