Lidhje

Krasniqi, thirrje serbëve në veri

  • Intervistoi: Konda

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryetari i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve serbë në veriun e vendit t’i shfrytëzojnë të drejtat që burojnë nga dokumenti gjithpërfshirës i Ahtisarit dhe nga Kushtetuta e Kosovës. Ai tha se dialogu Prishtinë-Beograd për çështjet politika ka përfunduar. Është koha që të vendoset një komunikim i ri me qytetarët serbë në veriun e Kosovës. “Oferta jonë është oferta e standardeve më të larta që një vend i ofron komuniteteve pakicë”. Zoti Krasniqi tha: “Me Serbinë jemi dy vende fqinjë dhe prandaj duhet të bisedojmë. Kemi shumë çështje të pazgjidhura që janë në interes të gjithë qytetarëve, duke përfshirë edhe të atyre në veri të Kosovës por edhe të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.


Trego komentet

XS
SM
MD
LG