Lidhje

Pafajësi për ish-zëvendës drejtorin e burgut, Dmitry Kratov


Një gjykatë ruse e liroi zotin Kratov nga akuzat për neglizhencë në vdekjen e avokatit Sergei Magnitsky në vitin 2009

Një gjykatë ruse ka shpallur të pafajshëm ish-zëvendës drejtorin e burgut Dmitry Kratov lidhur me akuzat për vrasjen e avokatit Sergei Magnitsky në vitin 2009.

Gjykata e liroi zotin Kratov nga akuzat për neglizhencë në vdekjen e juristit Magnitsky.

Avokati anti-korrupsionit Sergei Magnitsky vdiq në burg, pasi kishte publikuar informata mbi një rrjet korrupsioni që kishte përvetësuar 250 milionë dollarë nga taksat.

Kongresi amerikan miratoi këtë muaj Ligjin Magnitsky, që kërkon sanksione kundër zyrtarëve rusë të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Në shenjë hakmarrjeje, parlamenti rus miratoi një ligj që ndalon birësimet e fëmijëve rusë nga shtetas amerikanë. Ligji mori sot edhe firmën e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG