Lidhje

Kremlini e hedh vështrimin nga lindja

  • JAMES BROOKE

Kremlini e hedh vështrimin nga lindja

Kremlini e hedh vështrimin nga lindja

Vitin e kaluar, Kina zuri vendin e Gjermanisë si partnerja më e madhe tregtare e Rusisë. Tani, ndërsa tubacionet e naftës dhe të gazit shtrihen gjithnjë e më shumë drejt lindjes, Kremlini synon ta shndërrojë një qytet të prapambetur të së kaluarës në portën e Azisë për Rusinë.

Këngët….. Kostumet.

Dhe fytyrat mongoliane krijojnë një atmosferë aziatike në këtë qytet të vjetër rus.

Për 3 shekuj, Ulan Ude ishte një aksident perandorak. Fiset nomade burjat, një grup etnik mongolez, jetojnë brenda kufijve të Rusisë.

Tani Azia po zhvillohet dhe Kremlini po e hedh vështrimin nga lindja.

Kryeministri rus Vladimir Putin shkoi nga Moska për t’u thënë udhëheqësve të kësaj popullate se ata do të luajnë një rol strategjik në krijimin e marrëdhënieve të Rusisë me Azinë.

"Pa asnjë dyshim, hyrja e rajonit Burjatia në Rusi pati një rëndësi shumë të madhe gjeopolitike. Ajo ndihmoi në përforcimin e kufijve lindorë të vendit tonë dhe praninë e Rusisë në Azi".

Ata ishin mbledhur për të festuar 350 vjetorin e bashkimit të Burjatias me Rusinë.

Pas këngëve dhe valleve fshiheshin synimet gjeopolitike.

Ministri rus i Financave, Alexei Kudrin, erdhi për të thënë se Kremlini do të shpenzojë 500 milionë dollarë për të rindërtuar rrugët, aeroportet dhe hotelet për të krijuar standarte ndërkombëtare për turistët aziatikë në liqenin Baikal.

Gazetarët kinezë vunë në dukje se ministri Kudrin tha se në qytetin Ulan Ude do të organizohet takimi i vitit të ardhshëm i ministrave të financave të APEC-ut. Me këta ministra, tha ai, do të vijnë edhe qindra gazetarë aziatikë, e ndoshta edhe turizmi e investimet aziatike.

Ai vlerësoi qytetin Ulan Ude si qendër të budizmit në Rusi.

"Që prirja e zhvillimit aziatik të ndikojë në Rusi, ne duhet të tregojmë se kemi një traditë të pasur që na lidh me vende dhe rajone të tjera, të përfaqësuara në APEC dhe më me rëndësi, që na lidh me Azinë juglindore".

Jo vetëm që Burjatia është në të një njëjtë zonë kohore me Japoninë dhe Korenë, por kjo republikë ngjason edhe nga karateri spiritual dhe toleranca fetare. Dhe një gjë e tillë mungon në Rusinë evropiane, ku gjatë viteve të fundit grupe nacionaliste kanë sulmuar meshkuj aziatikë.

Që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik para 20 vjetësh, 10 mijë kinezë janë shpëngulur dhe jetojnë këtu.

Harmonia ndër etnike ishte temë e festimeve që shënonin hyrjen e Burjatias në Federatën Ruse në vitin 1661.

Ashtu si Shën Petersburgu ishte dritarja e Rusisë drejt Evropës në shekullin e 18-të, Kremlini synon ta bëjë këtë qytet, me besim budist dhe të populluar nga raca aziatike, në portën Azisë drejt Rusisë në shekullin e 21.

XS
SM
MD
LG