Lidhje

Krerët e mbijetuar të Kmerëve të Kuq dalin para një gjykate në Kamboxhia

  • Zëri Amerikës

Krerët e mbijetuar të Kmerëve të Kuq dalin para një gjykate në Kamboxhia

Krerët e mbijetuar të Kmerëve të Kuq dalin para një gjykate në Kamboxhia

Krerët kryesorë të mbijetuar të Kmerëve të Kuq dolën sot para një gjykate në Kamboxhia nën akuzat për krime kundër njerëzimit.

Gjykimi zhvillohet nga gjykata e mbështetur nga OKB-ja për krime lufte, e cila u krijua për të siguruar drejtësinë e paanshme për mizoritë e kryera nga fundi i viteve 1970.

Rreth 500 njerëz, shumë prej tyre viktima të Kmerëve të Kuq, mbushën sallën e gjyqit për të dëgjuar seancën. Katër të pandehurit e moshuar qëndronin të ulur pa pranga pas një perdeje duke dëgjuar akuzat. Tre prej tyre u lejuan të largoheshin më herët nga seanca për arsye shëndetsore.

Të akuzuarit janë kreu i shtetit Kiu Sampan, ideologu i Kmerëve të Kuq Nuon Çea, Ministri i Jashtëm Ieng Sari dhe gruaja e tij Ieng Tirit e cila ishte Ministre e Punëve Sociale. Të gjithë këta i kanë mohuar akuzat që përfshijnë krime lufte, gjenocid, presekutim fetar dhe tortura.

Kreu i Kmerëve të Kuq, Pol Poti, vdiq në vitin 1998.

XS
SM
MD
LG