Lidhje

Kreshta e Kapitolit 65 milionë vjeçare në shtetin Jutah

  • Isabela Cocoli

Kreshta e Kapitolit 65 milionë vjeçare në shtetin Jutah

Kreshta e Kapitolit 65 milionë vjeçare në shtetin Jutah

Kreshta e Kapitolit në qendër të shtetit Jutah, mendohet të jetë krijuar 65 milionë vjet më parë. Nga lëvizjet gjeologjike dhe erozioni, me kalimin e kohës, ky formacion shkëmbor u shtri në një kreshtë prej disa qindra kilometrash

Gurët me sipërfaqe të lëmuar si mëndafsh apo me grimca roanore të formave dhe ngjyrave nga më të shumëllojshmet e mahnisin vizitorin dhe i lënë një mbresë të pashlyeshme. Pjestarët e fisit navajo e quajnë këtë
“toka e ylberit të fjetur”.

Njerëzit që erdhën të parët këtu dhe më pas vizitorët, i panë këto forma shkëmbore si diçka familjare, të ngjashme me shtëpitë e tyre. Ata u vunë këtyre formacioneve emra të tillë si “kështjella” apo “oxhaku”. Këto gurë të lagët ranorë të kujtojnë kupolat e ndërtesave të kapitolëve. Ndërsa këto shkrepa që quhen kreshta e që shërbejnë për të kaluar kanë marrë kështu emrin “Capitol Reef”, kreshta e kapitolit.

Gjatë mijëra vjetëve, gjuetarët gjysmë nomadë dhe mbledhësit e gjahut u vendosën këtu. Ata lanë gjurmët e historive të tyre në faqet shkëmbore të kanioneve. 900 vjet më pas, mormonët e guximshëm gjetën strehim në këtë zonë të fshehur. Kisha e tyre ishte avantgarda e krishtërimit në këto zona të largëta, madje ishin vetëm mormonët që mund ta kthenin këtë mjedis në një kopësht të lulëzuar.

Pati një arsye të fortë që ata u fshehën këtu. Në vitet 1880 autoritetet federale kishin ndërmarrë një fushatë spastrimi të mormonëve që praktikonin poligaminë që ishte e ndaluar edhe nga kisha e tyre. Ishte tepër e vështirë për marshallët federalë që t’i gjenin mormonët këtu, në këtë zonë kaq të thellë.

Duke punuar sëbashku, mormonët e kthyen luginën e strehimeve të tyre në një pasuri të madhe. Për 80 vjet ata u shitën prodhime buqësore dhe blegtorale eksploratorëve dhe kaubojve. Ata bënë tregti edhe me grupet e vandalëve që u ra rruga në këto vise. Mormonët jetuan këtu deri në vitet 60-të kur e la zonën edhe familja e tyre e fundit.

XS
SM
MD
LG