Lidhje

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominik Stros-Kan do të mbahet në një burg të Nju Jorkut


Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominik Stros-Kan do të mbahet në një burg të Nju Jorkut
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominik Stros-Kan do të mbahet në një burg të Nju Jorkut

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominik Stros-Kan do të mbahet në një burg të Nju Jorkut dhe nuk ka të drejtën për t’u liruar me kusht. Ai po mbahet nën akuzat për përpjekje përdhunimi dhe pengmbajtje, pas ankesës së një punonjëse të personelit të pastrimit në hotel.

Avokatët e zotit Stros-Kan thanë se klienti i tyre është i pafajshëm, madje ka rënë dakord t’i nënshtrohet një kontrolli nga mjeko-ligjor. Ai doli sot para gjykatësit në Nju Jork. Ai mund të dënohet deri me 25 vjet heqje lirie. Dominik Stros-Kan, i cili shikohet si kandidati kryesor për president të ardhshëm të Francës, u arrestua të shtunën dhe më vonë iu ngritën akuzar.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karni nuk pranoi sot të komentonte mbi këtë çështje ligjore, por shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë besim tek institucioni i FMN-së dhe aftësia e tij për të vazhduar misionin me efektivitet. Policia tha se një punonjëse 32 vjeçare e personelit të pastrimit në hotelin Sofitel tha se ishte sulmuar nga zoti Stros-Kan pasi ajo hyri në dhomën e tij për ta pastruar të shtunën mbasdite.

Ndërkohë, arrestimi i Kreut të FMN-së mund të ndërlikojë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje mbi problemet e borxheve të Greqisë dhe vendeve të tjera. Zoti Stros-Kan kishte në plan të diskutonte ndihmat për Portugalinë, Greqinë dhe vende të tjera në një takim sot me ministrat e financave të vendeve të Eurozonës.

XS
SM
MD
LG