Lidhje

Charles Taylor apelon dënimin


Ish presidenti liberian Charles Taylor po apelon dënimin e tij me 50 vjet heqje lirie për akte të terrorizmit, vrasje, përdhunime dhe rekrutimin e fëmijëve ushtarë gjatë luftës civile 10 vjeçare në Sierra Leone.

Gjykata e mbështetur nga OKB-ja në Hagë për krimet në Sierra Leone filloi sot seancën dyditore të dëgjimit të argumentave. Avokatët e zotit Taylor argumentuan për eleminimin ose shkurtimin e dënimit të tij ndërsa prokurorët kërkuan një dënim edhe më të rëndë.

Gjykata shpalli fajtor Taylorin në prill të vitit 2012 për 11 akuza, duke thënë se ndërsa ai nuk komandoi dhe kontrolloi rebelët që kryen krime, ai ishte në dijeni të aktiviteteve dhe i mbështeti ata me armë dhe ndihma të tjera.

Taylor thotë se veprimet e tij janë “kryer me nder” për të sjell paqe në Sierra Leone dhe se pa paqe Liberia nuk do të ishte në gjendje të ecte përpara.

Prokurorët kërkojnë që gjykata të vendosë një denim prej 80 vjetës ndaj 64 vjeçarit Taylor.

XS
SM
MD
LG