Lidhje

Kristian-demokratët e Hamburgut humbasin zgjedhjet

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Kristian-demokratët e Hamburgut humbasin zgjedhjet

Kristian-demokratët e Hamburgut humbasin zgjedhjet

Partia konservatore e kancelares gjermane Angela Merkel mori një goditje të papritur në zgjedhjet e rëndësishme rajonale të së djelës.

Kristian-demokratët e zonjës Merkel humbën zgjedhjet dhe kontrollin politik në Hamburg ndaj social-demokratëve të opozitës, në serinë e parë të zgjedhjeve shtetërore.

Kancelarja piketoi atë që e quajti humbje të hidhur të partisë së saj në një numër çështjesh lokale.

Humbja në Hamburg ndryshon balancën e pushtetit në dhomën e lartë federale të Berlinit, dhe do ta bëjë më të vështirë për zonjën Merkel të miratojë ligje të reja.

Humbja politike për zonjën Merkel erdhi edhe pse ekonomia gjermane po përmirësohet. Banka Qëndrore gjermane tha sot se parashikimi për ekonominë është pozitiv, ndërsa sipas insitutit Ifo në Munih, përmirësimi i ekonomistë është i vrazhdë.

XS
SM
MD
LG