Lidhje

Kritikët i bëjnë sfidë kontrolleve të reja në internet nga Turqia


Kritikët i bëjnë sfidë kontrolleve të reja në internet nga Turqia
Kritikët i bëjnë sfidë kontrolleve të reja në internet nga Turqia

Turqia ka ndaluar tashmë më shumë faqe elektronike sesa çdo vend tjetër evropian. Tani qeveria pritet të paraqesë kontrolle të reja që zyrtarët thonë se janë të nevojshme për të mbrojtur fëmijët. Kritikët shqetësohen se ato përfaqësojnë një përpjekje për të kotrolluar faqet elektronike.

Qeveria turke i quan kontrollet e reja në Internet “Përdorim i Sigurtë i Internetit”. Ato do të hyjnë në veprim në gusht dhe kërkojnë që të gjithë përdoruesit e Internetit të zgjedhin një nga katër filtrat e serverave të tyre. Profesori i drejtësisë Akdeniz at Bilgi në Universitetin e Stambollit thotë se masat i hapin dyert e censurimit të qeverisë në Internet.

"Jemi të shqetësuar se qeveria do të zbatojë dhe zhvillojë një infrastrukturë censurimi. Edhe profili standart është një sistem filtrimi dhe problemi është i mandatuar nga qeveria, qeveria kontrollon dhe nuk ka asnjë vend tjetër në BE që të ketë një sistem të ngjashëm. Vendimi qartëson gjithashtu se në se dikush përpiqet të shmangë sistemin, kundër tij do të merren veprime të mëtejshme.”

Zyrtarët qeveritarë thonë se regullat e reja janë të nevojshme për të mbrojtur familjet, veçanërisht fëmijët, nga pornografia. Por kritikët thonë se nuk është e qartë se çfarë faqesh mund të ndalohen dhe për çfarë arsye dhe se rregullat mund të përdoren gjithashtu për kufizuar faqet politike elektronike. Nadire Mater drejton faqen turke të të drejtave të njeriut Bianet.

"Qeveria, ministria mund t’i verë disa njerëz në listën e zezë. Kjo nuk është demokraci. Ne e kemi provuar këtë më parë, pasi policia herë pas here i shpërndan këto lista të zeza dhe në disa kafe interneti ose kompani po marrim ankesa nga vizitorët, që thonë se nuk mund të hyjnë në faqen tonë Bianet."

Bianet kritikon qeverinë, duke vendosur masa të reja ligjore dhe jo përmes një votimi në parlament dhe po i sfidon kontrollet e reja në gjykatë. Liria në Internet është një çështje e rëndësishme brenda Bashkimit Evropian, ku Turqia kërkon të anëtarësohet. Komisioneri i BE për zgjerimin Stefan Fule I theksoi këto shqetësime para parlamentit evropian në fillim të vitit.

"Liria e shtypit do të thotë garantimi i hapësirës publike për debat të lirë, përfshi Internetin. Projekt-rezoluta e Parlamentit Evropian i parashtron me të drejtë këto çështje."

Ky shqetësim e ka zanafillën në të dhënat e gjykatave turke, që kanë ndaluar më shumë faqe elektronike sesa çdo vend tjetër evropian. Në vitin 2009, shteti ndaloi shpalljen e shifrave, po numrat e fundit besohet se i kalojnë 12 mijë faqe. Përsëri, Professor Akdeniz.

"Disa mijëra faqe elektronike janë bllokuar. Megjithëse qeveria thotë se ka bllokuar në pjesën më të madhe qasjen në faqet pornografike, disa qindra faqe të medias, veçanërisht ato që kanë në qendër debatin kurd, janë bllokuar për arsye politike."

XS
SM
MD
LG