Lidhje

Kriza e borxhit evropian shtrihet në Spanjë dhe Francë


Kriza e borxhit evropian shtrihet në Spanjë dhe Francë
Kriza e borxhit evropian shtrihet në Spanjë dhe Francë

Kriza e borxhit evropian arriti sot Spanjën dhe Francën. Të dyja këto vende u detyruan të paguajnë më shumë për të financuar qeveritë e tyre.

Spanja, ekonomia e katërt më e madhe në Evropë, pagoi koston më të lartë të huasë që nga viti 1997 duke shitur gati 5 miliardë dollarë në bonde. Madridi u detyrua të paguajë gati 7 përqind interes, pika në të cilën borxhet e shumta qeveritare detyruan Greqinë, Irlandën e Portugalinë të siguronin ndihmë gjatë dy viteve të fundit.

Franca gjithashtu do të paguajë norma më të larta për të financuar borxhin e saj. Kostoja e borxhit në notat bankare 10 vjeçare janë tani sa dyfishi i atyre në Gjermani, megjithëse vendi vazhdon të ketë klasifikimin AAA për kreditimin.

Me investitorët të shqetësuar për përhapjen e krizës në kontinent, aksionet ranë sot në bursën e Londrës, Parisit dhe Frankfurtit.

XS
SM
MD
LG