Lidhje

Kriza e urisë në Bririn e Afrikës tërheq vëmendjen e donatorëve

  • Steve Baragona

Kriza e urisë në Bririn e Afrikës tërheq vëmendjen e donatorëve

Kriza e urisë në Bririn e Afrikës tërheq vëmendjen e donatorëve

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar një ndihmë shtesë prej 17 milionë dollarësh ndaj vendeve të Bririt të Afrikës që janë goditur nga thatësira e madhe e këtij viti. Në këtë ndihmë, 12 milionë dollarë janë për Somalinë, ku dhjetra mijëra njerëz kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha dje në Uashington se përgjigjia për urinë duhet gjetur përtej krizave aktuale dhe se tani është koha që të përqëndrohemi për të gjetur mënyrat për mos të lejuar më përsëritjen e një situate të tillë.

Më shumë se 2 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre të goditura nga thatësira e madhe në Somali, për të kërkuar ushqim në kampe si ky që është pranë kryeqytetit, Mogadishu.

Kjo grua është një prej fatlumëve, familja e së cilës i mbijetoi rrugës së gjatë e të vështirë.

“Askush nga ne nuk vdiq gjatë rrugës. Jemi të gjtihë bujq dhe barinj. Humbën gjithë gjënë e gjallë, por fëmijët mbijetuan, falë Zotit”.

Bagëti të ngordhura, trupa të rreshkur e të uritur janë historitë e përjetuara përgjatë brezit të Bririt të Afrikës.

Nuk është hera e parë që kjo histori përsëritet në këtë rajon, thotë sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton.

“Ky cikël përsëritet në krye të disa dekadave. Do të ishte e lehtë që të dorëzohesh dhe të fajësosh forcat që janë mbi kontrollin tonë. Por ky cikël nuk është i pashmangshëm.”

Zonja Klinton tha se bota ka njohuritë, mjetet dhe burimet për ta shndërruar urinë në një kujtim të së shkuarës, nqse ekziston dëshira për ta bërë këtë gjë.

Zonja Klinton foli në Institutin Ndërkombëtar për Politikat e Ushqimit. Ajo tha se vendet fqinjë me Somalinë, Kenia dhe Etiopia janë më mirë sot, se sa në thatësirat e mëparshme pasi gjatë vitetev të fundit ata kanë investuar për ta përballur situatën. 8 vjet më parë, një tjetër thatësirë rrezikoi nga uria 13 milionë etiopianë. Këtë vit shifrat tregojnë se numri i të rrezikuerave është ka më pak se 5 milionë njerëz.

“Edhe kjo shifër është e papranueshme, por është një përmirësim befasues në një periudhë relativisht të shkurtër kohe. Dhe kjo provon se investimi për sigurimin e ushqimit sjell rezultate pocitive”.

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar një shifër prej 3.5 miliard dollarësh për vendet që janë të angazhuara për të ndihmuar fshatarët vendas për të siguruar rezervat ushqimore. Zonja Klinton u bëri thirrje vendeve donatore që të veprojnë edhe ato në këtë mënyrë. Përndryshe, tha ajo, bota do të përballet me një tjetër krizë në Bririn e Afrikës.

XS
SM
MD
LG