Lidhje

Kriza e Greqisë po ndikon edhe në projektet e pritshme në zonë ndërkufitare me Shqipërinë

  • Raimond Kola

Kriza e Greqisë po ndikon edhe në projektet e pritshme në zonë ndërkufitare me Shqipërinë

Kriza e Greqisë po ndikon edhe në projektet e pritshme në zonë ndërkufitare me Shqipërinë

Kriza ekonomike dhe financiare në Greqi po ndikon edhe në projektet e pritshme në zonë ndërkufitare me Shqipërinë. Sipas Ministrisë greke të Transporteve zgjerimi i Segmentit rrugor që lidh Janinën me Kakavijën nuk pritet as vitin e ardhshëm. Ndërkaq ndërtimi i një linje asfalto - betoni në zoën e Gumenicës afër kufirit me Shqipërinë ka ngjallur reagimin e organizatave greke mjedisore.

Segmenti rrugor që lidh Janinën më Kakavijën nuk ka gjasa të zgjerohet vitin e ardhshëm, ndryshe nga ajo që ishte deklaruar në mesin e vitit 2010 nga zyrtarë të lartë grekë të Ministrisë së Transporteve. Sipas medjave lokale të Janinës Ministria greke e Transporteve nuk ka përgatitur ende projektin . Kjo për shkak të shtyrjeve e njëpasnjëshme të fazave të studimit dhe të vlerësimit të ndikimit në mjedis të këtij segmenti rrugor, gati 65 kilometra.

Segmenti ndahet në dy pjesë , në atë që lidh janinë me Kallpaqin dhe atë që lidh këtë zonë me Pikën e Kakavijës në kufirin me Shqipërinë. Aktualisht kjo rrugë është e ngushtë dhe në disa prej zonave ka nevojë për shtresa të reja të asfaltit prej dëmtimit që është bërë nga ritmi ilartë i qarkullimit sidomos të automjeteve tregëtare. Duket se kriza ekonomike dhe financiare që po kalon Greqia po ndikon në projektet në zonat ndërkufitare me Shqipërinë.

Kështu edhe një tjetër rrugë, ajo që lidh zonën e Konicës me Janinën,siaps medjave lokale greke , nuk do të njohë investimin e pritshëm. Njësitë vendore greke fqinje me Shqiëprinë i kanë parë me shqetësim këto zhvillime . Këto zona kanë përfituar ndjeshëm vitet e fundit dhe sidomos pas liberazimit të vizave për shtetasit shqiptarë nga lëvizja në të dy anët e kufirit dhe shkëmbimet tregëtare të rritura.

Ndërkaq organizatat mjedisore dhe një seri sipërmarrjesh të akuakulturës në zonë e Gumenicës në Greqinë e Veriut kanë reaguar për planet e autoriteteve greke për ndërtimin e një fabrike asfalto betoni në këtë zonë. Fabrika e parashikuar të ngrihet në zonë e Sajadhës, fare afër Pikës së Qafëbotës, në kufirin me Shqipërinë, shihet si një rrezik mjedisor për dhjetëra njësitë e kultivimit të peshkut në këtë zonë.

Të dhënat greke flasin se rreth 27 njësi sigurojnë nga tregëtia e peshkut të kultivuar ne rezervatet në det rreth 70 milionë euro në vit xhiro vjetore. Organizatat mejdisore greke e kanë quajtur vendim krejt të papërshtashëm për ndërtimin e kësaj njësie dhe kane kritikuar vendosjen e depozitave të karburanteve të cilat do të përbënin kërcënim mjedisor për zonën.

XS
SM
MD
LG