Lidhje

Kriza ekonomike në Britani po godet klubet


Klubet angleze janë të famshme në të gjithë botën dhe tërheqin shumë turistë të huaj.

Klubet angleze njihen si ambjente të rehatshme për të pirë një birrë dhe bërë muhabet. Por kjo pjesë e jetës britanike ka hasur në vështirësi.

John Cryne është me lëvizjen Campaign for Real Ale, Fushata për Birrë të Vërtetë, që po mundohet të ndryshojë këtë prirje.Ai thotë:

“Në Britani po mbyllen 16 klube në javë, shpesh përgjithmonë. Janë klubet e komuniteteve që mbështesin familje të lagjes dhe janë pikërisht ato që kërcënohet më së shumti”.

Në të gjithë vendin sheh lokale të mbyllura, ku dikur operonin klube. Pamje të tilla i gjen edhe në Londër.

Nuk janë vetëm klubet në qytete që po mbyllen, por edhe ato që ishin qendra e aktivitetit argëtues në fshat tani po vuajnë nën peshën e rritjes së kostos dhe me rënien e klientelës po mbyllin dyert.

Fushata për Birrë të Vërtetë thotë se problemet rrjedhin nga taksat e larta dhe lidhjet komplekse mes pronarëve të klubeve dhe manaxherëve.

Shoqata Britanke e Birrës dhe Klubeve përfaqëson kompanitë që zotërojnë klube. Shefja e shoqatës Brigid Simmonds, përgenjështron akuzat se pronarët i kanë çmimet e larta. Ajo thotë se problemi qëndron tek taksat.

“Prodhuesit e birrës fitojnë një peni për një gotë birrë. Klubet, meqenëse janë biznese të vogla, u duhet ta kalojnë këtë kosto tek klientët të cilët e kanë të vështirë të mbijetojnë në këtë klimë ekonomike”. - thotë ajo

Klubet dhe prodhuesit e birrës pajtohen në një gjë, ulja e taksave në dyqanet e alkoolit nënkuton se më shumë njerëz do të pijnë në shtëpi dhe jo në klube.

Klubi The Pineapple në Londrën veriore daton nga shekulli i 19. Ambjentet e brendëshme me dru të gëdhendur e bëjnë atë një objekt të mbrojtur kulturor. Pronari i dyqanit donte ta shiste lokalin për të ndërtuar apartamente, një fat i zakonshëm për klubet që mbyllen. Një fushatë e banorëve lokale e shpëtoi klubin dhe Somon Rennie mori përsipër manaxhimin.

Banorët përreth klubit të famshëm mund të pinë për të ardhmen e lokalit. Por në mbarë Britaninë, shumë të tjerë po zbulojnë se qendra e jetës së komunitetit është zhdukur përgjithmonë.

XS
SM
MD
LG