Lidhje

Kriza ekonomike vështirëson punën e organizatave të bamirësisë

  • Kejn Farabau

Kriza ekonomike vështirëson punën e organizatave të bamirësisë

Kriza ekonomike vështirëson punën e organizatave të bamirësisë

Shifrat e kohëve të fundit nga Zyra e Statistikave në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se më tepër se 46 milinoë amerikanë jetojnë në varfëri. Kjo është shifra më e madhe e regjistruar ndonjëherë, që kur agjencia filloi të mbajë të dhëna për varfërinë, në vitin 1959. Veç kësaj, sipas studimit, rreth 50 milionë amerikanë jetojnë pa sigurime shëndetësore.

Xhina Zbikovski thotë se vështirësitë për gjetjen e punës, ndëkohë që merr një ndihmë të vogël që jepet për njerëzit me aftësi të kufizuara, nuk i ngjajnë aspak ëndërrës amerikane.

“Për mua ëndërra amerikane do të thotë të kesh shtëpinë tënde, biznesin, makinën tënde, pra ta jetosh jetën me të gjitha të mirat e saj. Por unë nuk i kam këto … dhe as që mund të ëndërroj që t’i kem”.

I dashuri i Xhinës, Xhon Ohleriç, ka një punë me orar të reduktuar, pa sigurime shëndetësore…dhe ai vuan nga epilepsia.

“Ilaçet me recetë janë tepër të shtrenjta dhe mua më duhet t’i marr çdo muaj. I paguaj nga xhepi, ashtu si edhe për vizitat tek mjeku, se nuk dua të vdes…”

Një në gjashtë amerikanë jetojnë në varfëri, si Xhina dhe Xhoni:

“Varfëria është një luftë e përditshme, për të patur ushqimin e përditshëm, për të paguar qiranë, për të ushqyer fëmijët, ose për të blerë ilaçe…”

Kim Perez drejton Qendrën e Burimeve Njerëzore në distriktin DuPage në Illinoi. Qendra shpërndan ndihma ushqimore për njerëz si Xhina dhe Xhoni.

“Njerëz që kanë patur sukses më parë në jetë, që kanë mbaruar shkollën, jetojnë tani në varfëri, sepse përfitimet e papunësisë u kanë mbaruar dhe të them të drejtën, nuk ka programe të mjaftueshme federale, shtetërore, apo lokale që t’i ndihmojnë ata”.

Në kushtet kur është shtuar numri i njerëzve që jetojnë në varfëri, agjencive të ndihmave po u mbarojnë burimet.

Liza Majs-Lilling punon në Shoqatën Heartland të Shërbimeve për Kujdesin e Njerëzve, një agjenci në periferi të Çikagos, e cila përpiqet të parandalojë mungesën e strehimit. Ajo thotë se vetëm një numër i vogël i njerëzve që kanë nevojë për ndihmë mund ta sigurojnë atë.

“Nuk kemi më aq shumë fonde sa kishim më parë. Pra, ndërsa burimet pakësohen, nevojat shtohen dhe diferenca mes tyre në përpjestim të zhdrejtë, bëhet përherë e më e madhe.”

Xhina Zbikovski e di se ndihmat që mund të japin agjencitë e ndryshme janë të kufizuara. Ajo thotë se do të preferonte të kishte një punë për të siguruar jetesën.

“Shpresoj që një ditë nuk do të kem më nevojë për ndihma… Por tani për tani kjo duket e vështirë…”.

Xhina Zhbikovski thotë se nëse nuk bëhet diçka për të ndryshuar gjendjen e papunësisë, që tani është mbi 9 për qind, radhët e njerëzve që kërkojnë ndihmë do të vazhdojnë të shtohen.

XS
SM
MD
LG