Lidhje

BB mbështet reformën energjitike shqiptare


Ministri i energjisë, Damian Gjiknuri theksoi se qytetarët do të mbrohen nga rritja e çmimit të energjisë.

Banka Botërore po e ndihmon përsëri Shqipërinë që të përballojë krizën energjitike dhe të kryejë reforma në këtë sektor. Një paketë prej 150 milionë dollarë sapo është miratuar për të përmirësuar gjendjen teknike në zonat me konsum më të madh energjitik. Ministri i energjisë, Damian Gjiknuri thotë se reforma sapo ka nisur, por vjedhjet dhe humbjet janë ende të larta, ndërsa hendeku financiar i mbledhur në vite është i madh. Megjithatë, ai theksoi se qytetarët do të mbrohen nga rritja e çmimit të energjisë.

Qeveria shqiptare bëri të ditur se Banka Botërore mbështeti rimëkëmbjen e sektorit energjitik me një fond prej 150 milionë usd. Paketa e re pritet të mbështesë investime në rrjet, në stacione, në sisteme matje dhe do të përdoret në zonat me konsum të madh si Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri apo Vlora. Ministri i energjisë, Damian Gjiknuri, thotë se humbjet në rrjetin energjitik janë ulur me 7 për qind ndërsa arkëtimet janë shtuar me 45 milion dollarë. Banka Botërore dhe FMN kërkuan përmirësimin e sektorit energjitik, pakësimin e humbjeve dhe rishikimin e çmimeve.

Projekti përfshin investime në rrjetin e shpërndarjes, në sistemin e matjes, në mënyrë që të përmirësohet furnizimi me energji elektrike dhe të reduktohen humbjet. Ministri Gjiknuri thotë se reforma në energji mbetet një nga çështjet kritike, ndërkohë që gjendja financiare e sistemit është e vështirë. Sektori energjetik ka trashëguar dëmtime të shumta si dhe privatizimin e dështuar të kompanisë së shpërndarjes, probleme në sistemin e pagesave, arkëtime të ulëta dhe abuzime të ndryshme. Sipas tij, reforma sapo ka filluar.

Opozita hodhi poshtë si të pavërteta deklaratat e ministrit Gjiknuri sipas të cilit, përgjegjësinë për gjendjen e ka qeveria e mëprashme. Një përfaqësuese e PD pohoi se është qeveria Rama ajo që nuk ka asnjë plan për rregullimin e situatës energjitike, përkundrazi i fali kompanisë CEZ një shumë të madhe dhe tani po kërkon borxhe dhe kredi. Sistemi elektroenergjetik shqiptar ka funksionuar me humbje në vazhdimësi, duke krijuar hendeqe financiare. Shqipëria prodhon energji elektrike sa gjysma e kërkesës dhe pjesën tjetër e blen nga jashtë. Jozyrtarisht vlerësohet se gjendja e rëndë mund të tejkalohet krejtësisht me 1.7 miliard dollarë, por shumat aktuale janë mdeste dhe mbi të gjitha rreziku i vjedhjes së energjisë është i pranishëm gjithmonë dhe pakkush e di zgjidhjen e këtij ngërci. në këtë sektor, ku nga viti në vit është hapur një gropë financiare mbi 1 miliard dollarë.


XS
SM
MD
LG