Lidhje

Thellohet kriza e borxheve në Evropë


Kriza e borxheve qeveritare në Evropë duket se po thellohet. Sot pati një rritje të mëtejshme të kostos së huamarrjes nga Spanja dhe Italia.

Në Spanjë kostoja e huamarrjes arriti në nivelin më të lartë në 13 vjetët që vendi ka përdorur Euron. Qeveritë evropiane ranë dakord për një paketë ndihmash me vlerën e 125 miliardë dollarëve për bankat spanjolle gjatë fundjavës, por megjithatë, duket se investitorët kanë treguar pak interes për të.

Niveli i interasave për bonot e thesarit të qeverisë spanjolle dhe asaj italiane arritën në 6 për qind, duke ju afruar pikës kur Greqia, Portugalia dhe Irlanda u detyruan të kërkonin paketa ndihmash ndërkombëtare gjatë dy vjetëve të fundit. Ministrja austriake e financave Maria Fekter e zemëroi Italinë, duke thënë se “deficitet dhe borxhet tepër të larta” mund ta detyrojnë Romën të kërkojë një paketë shpëtimi. Kryeministri italian Mario Monti i cilësoi komentet e saj “tërësisht të papërshtatshme”.

Disa analistë të tregjeve thonë se pasiguria për kushtet e paketës së ndihmave për bankat spanjolle kontribuoi në rritjen e interesave të huamarrjes. Analistët po ashtu thonë se zgjedhjet parlamentare të së dielës në Greqi, rezultati i të cilave është i paparashikueshëm, do të jenë një referendum për vendi, në se ai do të qëndrojë në Eurozonë, apo do të dalë prej andej.
XS
SM
MD
LG