Lidhje

Kriza financiare e Portugalisë u lehtësua, pasi investitorët blenë letra me vlerë

  • Zëri Amerikës

Kriza financiare e Portugalisë u lehtësua, pasi investitorët blenë letra me vlerë

Kriza financiare e Portugalisë u lehtësua, pasi investitorët blenë letra me vlerë

Kriza financiare e Portugalisë u lehtësua sot, ndërsa investitorët blenë letra me vlerë afatafatgjatë, ndërsa zyrtarët evropianë përpiqen të gjejnë mënyra të tjera për të zgjidhur shqetësimet e borxhit të kontinentit.

Politikanët evropianë kanë shprehur shqetësim, se qeveria e Lisbonës mund të jetë në radhë për të kërkuar ndihmë financiare, pas Greqisë dhe Irlandës.

Por Portugalia siguroi një lloj lehtësimi ndërsa letrat me vlerë me maturi 9 vjeçare u rritën me një normë interesi pak më shumë se 6 presje 7 përqind. Kjo ishte më e ulët se sa niveli prej 7 përqind i huasë, që i detyroi Greqinë dhe Irlandën të kërkonin ndihmë.

Megjithatë, zyrtarët financiarë në Evropë thonë se duhet të bëhet më shumë për të kontrolluar përhapjen e krizës. Zyrtari ekonomik i Bashkimit Evropian, Oli Rehn, tha në Bruksel se qeveritë e kontinentit duhet të shqyrtojnë ndihmë financiare për Portugalinë dhe të shtojnë sasinë e fondeve për ndihmë të BE-së.

XS
SM
MD
LG