Lidhje

Ndikimi i krizës greke në sistemin financiar botëror


Si mund të ndikojnë problemet ekonomike të një ekonomie të vogël si Greqia tek vendet e tjera të Europës apo edhe në Azi apo Shtetet e Bashkuara? Siç thuhet në materialin e përgatitur nga Jim Randle i Zërit të Amerikës, disa ekonomistë thonës e kreditë ndërkombëtare dhe investitorët e shqetësuar janë mes arsyeve për përhapjen e frikës financiare.

Masat e ashpra ekonomike kanë shkaktuar trazira kohët e fundit në Greqi, ku një pjesë e qytetarëve protestojnë ndaj shkurtimeve buxhetore, shkurtimeve të shërbimeve, pagave si dhe rritjes së taksave.

Shkurtimet, të para si një kurë e hidhur, patën si qëllim që të ndihmojnë qeverinë për të paguar huatë që krijuan diferencën mes shpenzimeve të larta qeveritare dhe të ardhurave të ulta nga taksat. Analisti i Stratforit Peter Zehian thotë se ekonomia greke ka shumë njerëz që punojnë për qeverinë dhe shumë pak industri.

“Sistemi grek nuk ka bazë industriale. Dega kryesoere e tij ishte ndërtimi i anijeve dhe kjo thuajse është marrë krejtësisht nga kinezët dhe koreanët. I vetmi sektor që i ka mbetur ekonomisë greke është turizmi. Por një vend si Greqia nuk mund të mbështetet vetëm tek turizmi”.

Kompania Stratfot bën analiza politike dhe ekonomike për qeveritë.
Rënia e fuqisë ekonomike të Greqisë e ka bërë më të rëndë që të paguajë huatë. Richard de Kaser i grupit Parthenon në Boston thotë se nëse qeveria greke nuk mund të ripaguajë huatë, kjo do të dëmtojë huadhënësit, të cilët nga ana e tyre do ta kenë të vështirë të paguajnë kreditë e tyre tek institucionet e tjera finaciare.

“Ekziston shqetësimi se nëse Greqia nuk paguan borxhet, disa banka pësojnë humbje dhe këto humbje ndikojnë te banka të tjera dhe gjithë sistemi bankar tkuret”.

Me banka më pak të afta dhe më pak të gatshme të japin hua, aktiviteti ekonomik ngadalësohet ose ndalet. Ekonomisti i Institutit amerikan Enterprise John Makin thotë se problemet ekonomike e politike të Greqisë mund ta detyrojnë atë që t’i largohet grupit të vendeve që përdorin Euron. Ai thotë se kjo i bën investitorët dhe huadhënësit që të shqetësohen për vendet e tjera anëtare të këtij grupi që kanë borxhe të mëdha.

“Njerëzit fillojnë të pyesin. Nëse ikën Greqia, po me Spanjën, çdo të ndodhë? Ajo ka të njëjta shenja si Greqia...Po Portugalia..?

Investitorët e shqetësuar nga kjo situatë do të japin më pak kredi për vendet që kanë të njëjtat probleme si Greqia. Ky perceptim i rritjes së rrezikut do të thotë se huamarrësit do të duhet të paguajnë interesa më të larta për të marrë kredi, duke rritur ndjeshëm kostot dhe duke dëmtuar rritjen ekonomike.

Shumë ekonomistë thonë se dështimi i Greqisë mund të dëmtojë seriozisht shumë ekonomi të tjera. Por problemet e Greqisë kanë qenë të njohura mirë për shumë kohë, duke lejuar huadhënësit që të shesin investimet e rrezikshme në Greqi, duke pakësuar kështu dëmin e mundshëm.

Richard de Kaser gjithashtu thotë se një zgjidhje e situatës politike mund të sillte lehtësim të krizës.

“Mendoj se skenari që ka më shumë gjasa të ndodhë është që ne do të hyjmë në një tjetër vorbull përmes kompromisit”.

Ai thotë se protestuesit dhe votuesit e zemrëuar kanë nisur një mesazh se masat e ashpra ekonomike kanë qenë shumë të rënda dhe zyrtarët mund të bëhen më të kuptueshëm ndërsa kërkojnë rrugëzgjidhjet për të dalë nga kriza.
XS
SM
MD
LG