Lidhje

Kriza në Tajlandë: Arrestohet një ish-ministër


Drejtuesit ushtarakë të Tajlandës kanë ndaluar një ministër të qeverisë së rrëzuar nga pushteti, pasi ai denoncoi si të paligjshëm grushtin ushtarak të shtetit të javës së kaluar.

Ushtarët hynë sot me forcë në Klubin e Korrespondentëve të Huaj në Tajlandë dhe arrestaun ish-ministrin e arsimit Chaturon Chaisang, i cili sapo kishte mbajtur një fjalim. Në komentet për gazetarët, Chaturon tha se grushti i shtetit vetëm se mund ta keqësojë krizën politike të Tajlandës dhe se ai është i gatshëm të përballet me arrestimin.

Chaturon teknikisht ka qenë në kërkim prej forcave të rendit, që kur ai refuzoi thirrjen për në ushtri. Shumica e anëtarëve të tjerë të qeverisë së rrëzuar tajlandeze janë ndaluar tashmë.

Ushtria mori pushtetin të enjten e kaluar, duke thënë se ky veprim ishte i nevojshëm për t’i dhënë fund dhunës, për kthimin e rendit publik dhe për zbatimin e reformave politike në vend.
XS
SM
MD
LG