Lidhje

Kriza ekonomike në SHBA, më e gjata që nga Depresioni i Madh

  • Zëri Amerikës

Kriza ekonomike në SHBA, më e gjata që nga Depresioni i Madh

Kriza ekonomike në SHBA, më e gjata që nga Depresioni i Madh

Studimet e reja tregojnë se kriza e fundit në Shtetet e Bashkuara ishte rënia më e gjatë ekonomike që nga fundi i Depresionit të Madh në vitet 1930.


Zyra Kombëtare për Studimet Ekonomike, që konsiderohet arbitri zyrtar i shifrave ekonomike, tha sot se kriza zgjati 18 muaj, nga dhjetori 2007 deri në qershor 2009.

Disa ekonomistë kanë shprehur shqetësimin se Shtetet e Bashkuara mund të bien në një krizë tjetër, për shkak të rimëkëmbjes së ngadaltë të tregut të punësimit dhe problemet e vazhdueshme me tregun e shtëpive.


Por rimëkëmbja e ngadaltë ekonomike ka bërë që mbështetja e publikut për presidentin Obama të bjerë pak para zgjedhjeve të nëntorit për kongres.


Zoti Obama i mbrojti politikat e tij gjatë një programi televiziv sot. Ai tha se vendimet e tij të vështira dhe ndoshta jo shumë të pëlqyera kanë kontribuar që vendi të mos bjerë në depresion, të mos mbyllen vende të tjera pune dhe të kthehen fitimet e bizneseve.

XS
SM
MD
LG