Lidhje

Kriza në Maqedoni dhe përpjekjet ndërkombëtare


Komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të zgjidhë krizën politike që ka përfshirë Maqedonië që prej më shumë se një viti. Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily tha sot se po vazhdon komunikimi me drejtuesit politik të vendit, ndërsa bëri thirrje për respektimin e punës së Prokurorisë së Posaçme. Ndërkaq, Gjermania emëroi një të dërguar të posaçëm në Shkup për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e ngërçit politik.

Dëmshpërblimet për ish të burgosurit politikë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:23 0:00

Ambasadori Baily vuri në dukje rolin e Prokurorisë së Posaçme në demokratizimin e vendit.

“Prokuroria e posaçme është një rrugë e rëndësishme drejt stabilizimit të vendit. Ne besojmë që është me rëndësi që ajo të ketë mbështetjen e plotë nga të gjitha institucionet e tjera shtetërore", theksoi ambasadori amerikan.

Ai tha se SHBA po bashkëpunon ngushtë me Bashkimin Evropian dhe me drejtuesit politik të Maqedonisë në përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike. Ne, tha ambasadori, duam ta shohim Maqedoninë si një vend me mirëqenie, një vend shumëetnik, demokratik dhe të integruar në familjen Euro-Atlantike ,duke nënvizuar se vendi i tij dhe Bashkimi Evropian po ndihmojnë në realizimin e këtyre synimeve. Ai i bëri komentet pas një ligjerate që mbajti para studentëve të Universitetit të Tetovës mbi përvojat e zgjedhjeve amerikane.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve, Gjermania ka vendosur të dërgojë një ndërmjetës në krizën politike të Maqedonisë. I dërguari gjerman do të jetë Johanes Hajndël, një diplomat i cili me miratimin e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian do ta ketë për detyrë zgjidhjen e ngërçit politik që ka përfshirë Maqedoninë për më shumë se një vit. Analistët e shikojnë këtë hap të Gjermanisë dhe komunitetit ndërkombëtar si një shqetësim të tyre për atë se sa serioze është gjendja në vendin e vogël ballkanik.

Komuniteti ndërkombëtar ia ka bërë me dije autoriteteve në Shkup se vendimi i presidentit Ivanov për faljen e personaliteteve të dyshuara për korrupsion dhe vepra penale është i dëmshëm për demokracinë e vendit dhe se ai duhet të tërhiqet. Por, presidenti maqedonas nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij i prerë se vendimi synon, sipas tij, dhënien fund të krizës politike dhe përpjekjeve për destabilizimin e vendit. Si rrjedhojë, protestat e shoqërisë civile, të mbështetura nga opozita, kundër këtij vendimi kanë hyrë në javën e tretë. Protestuesit, të cilët shprehjen e revoltës së tyre rrugëve të Shkupit po e quajnë një “revolucion” dhe po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Ivanov.

XS
SM
MD
LG