Lidhje

Kroaci, Qeveria e Milanoviç bën betimin

  • Zëri Amerikës

Croatian opposition party leader Zoran Milanovic celebrates the parliamentary election after exit polls showed his party won a majority in parliament, in Zagreb, Croatia, December 4, 2011.

Croatian opposition party leader Zoran Milanovic celebrates the parliamentary election after exit polls showed his party won a majority in parliament, in Zagreb, Croatia, December 4, 2011.

Një qeveri e re e koalicionit të qendrës së majtë është zyrtarisht në pushtet në Kroaci, duke i dhënë kështu fund një qeverisje 8 vjeçare të konservatorëve në ish republikën Jugosllave.

Zoran Milanoviç i Partisë Social Demokrate dhe 22 anëtarët e kabinetit të tij bënë betimin në Zagreb. Zoti Milanoviç, 45 vjeç, është kryeministri më i ri i Kroacisë qysh nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991.

Në fjalimin e tij para 151 anëtarëve të parlamentit të ri, zoti Milanoviç tha se vendi ndodhet në një situatë të vështirë dhe po përballet me sfida të rënda ekonomike, ndërkohë që përgatitet të hyjë në Bashkimin Evropian në vitin 2013.

Niveli i papunësisë në Kroaci është afro 17 për qind dhe vendi ka një deficit buxhetor shumë të lartë.

XS
SM
MD
LG