Lidhje

Kroaci, referendum mbi anëtarësimin e vendit në BE


Kroaci, referendum mbi anëtarësimin e vendit në BE
Kroaci, referendum mbi anëtarësimin e vendit në BE

Kroatët votuan sot në një referendum për të vendosur nëse vendi i tyre duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Anketat e fundit lënë të kuptohet se shumica do të votonin në favor dhe Kroacia do të bëhet anëtarja e 28-të e Bashkimit Evropian në vitin 2013 nëse bien dakord të gjitha vendet e organizatës.

Kritikët thonë se ky vend ballkanik nuk do të fitonte asgjë nga anëtarësimi në Bashkimi Evropian që po përballet me sfida të mëdha nga kriza e borxhit që ka përfshirë disa nga ekonomitë e vendeve anëtare.

Presidenti kroat Ivo Josipovic nxorri një deklaratë me shkrim dje ku nxiste ratifikimin, duke thënë se Evropa nuk do t’i zgjidhë problemet e Kroacisë, por se anëtarësimi është një shans i madh.
Ai shtoi se Kroacia nuk do ta humbë sovranitetin dhe as nuk do të qeveriset nga Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG