Lidhje

Kroacia i kërkon Francës të ekstradojë një ish-anëtar të forcave paraushtarake serbe


Kroacia i kërkon Francës të ekstradojë një ish-anëtar të forcave paraushtarake serbe
Kroacia i kërkon Francës të ekstradojë një ish-anëtar të forcave paraushtarake serbe

Kroacia i ka kërkuar Francës të ekstradojë një ish-anëtar të forcave paraushtarake serbe, të akuzuar për krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit në Ballkan në vitet 1990.

Miograd Momic u arrestua vitin e kaluar me një urdhër arresti ndërkombëtar, pranë qytetit Grenoblë të Francës, ku ai jetonte me identitet të rremë. Ai kërkohet nga Serbia, për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë.

Mograd Momic ka qenë anëtar i njësisë paraushtarake famëkeqe Skorpions, që mori pjesë në konfliktet e viteve ’90 në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. Kroacia do ta gjykojë 47 vjeçarin Momic nën akuzat për krime lufte në Kroacinë lindore.

Serbia dyshon se ai ka marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës. Katër anëtarë të Skorpionëve u gjetën fajtorë nga Serbia në vitin 2007 dhe u dënuan deri me 20 vjet burgim për rolin e tyre në atë masakër.

XS
SM
MD
LG